Kosova do të zhvillojë takimin miqësor kundër Burkinia Fasos më datë 24 mars. Në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk do të jenë 11 titullarët e ekipit dardan të vetmit shqiptar që do të jenë të pranishëm. Trupa gjykuese e kësaj përballjeje përbëhet nga 4 shqiptarë.
Eldorian Hamitit i është besuar drejtësia për ndeshjen Kosovë-Burkinia Faso. Arbitri i “Abissnet Superiores” do të ndihmohet nga dy anësorët Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/