Berat Gjimshiti merr dhuratën e madhe nga Atalanta para Spanjës, deri në 2026 dhe vlerësimi: Tulla themelore e Gasperinit

Berat Gjimshiti ka rinovuar me Atalantën deri në 2026. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë mbrojtësi me një postim në rrjetet sociale, teksa nis grumbullimin ndaj Spanjës.

Sa i përket ndeshjes së fundit kundër Bolonjës, të cilën Atalanta e fitoi me shifrat 0-1, Calciomercato e vlerësoi lojtarin shqiptar me notën 6.

“Tulla themelore e një muri pothuajse të padepërtueshëm, Bolonja pothuajse nuk e gjen kurrë hapësirën”, shkruhet nga media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *