“Është thuajse e kryer”, Eno Skarço jep lajmin e keq: Me 90% finalja e Conference League i ka ikur Shqipërisë

Eno Skarço ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Teksa është folur për dënimin që UEFA do t’i jap Shqipërisë për shkak të situatave të fundit me Gjykatat që nuk po regjistrojnë rezultatet në FSHF, Skarço është shprehur se finalja e Conference League mund të quhet histori e mbyllur për Air Albania-n.

“UEFA do të vijë me dënim të ashpër, shumë të ashpër. Në bazë të informacioneve që unë kam, fillimisht do të hiqet finalja dhe do të kalojë në Athinë. Madje është thuajse 90% e kryer kjo gjë. Pas kësaj do të vi dënimi tjetër për Shqipërinë. Por ka 30 ditë kohë që Gjykata të rregjistrojë zgjedhjet e FSHF dhe të mbyllet gjithçka, jemi ende në kohë”, tha Skarco. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *