Trajneri i Southampton firmos eliminimin nga Manchester City, Armando Broja futet kur ekipi i Guardiolës fsheh topin dhe mbyll ndeshjen

Trajneri Hasenhutl ka rrezikuar jo pak me shpikjen e tij ndaj Manchester City, që në fund do të rezultonte fatale dhe do të sillte humbjen me shifrat 1-4. Tekniku zgjodhi që të luante me dy sulmuesit rezervë, Shane Long dhe Adam Armstrong, duke mbajtur Che Adams dhe Armando Broja në stol.

Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-1 teksa golit të Sterling do t’i përgjigje autogoli i Laportes. Teksa të gjithë prisnin aktivizimin e Brojës dhe Che Adams me nisjen e së dytës, kjo nuk ndodhi. Mundësi të arta ka pasur Southampton në 15 minutat e para të së dytës, teksa “qytetarët” ishin hedhur në sulm dhe lanë hapësira të mëdha mbrapa.

Ndërkohë menjëherë sapo Manchester City shënoi të dytin me De Bryune që nuk gaboi nga pika e penalltisë, do të aktivizohej Broja dhe Che Adams. Por në atë moment ndeshja ishte mbyllur dhe ekipi i Guardiolës nisi që të fshihte topin mes pasimeve të shumta duke e vra.rë ndeshjen dhe për të mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit. Broja nuk kishte thuajse asnjë kontakt me sferën, ndërsa Adams u gjend me një pasim i vetëm përballë portierit, por gabojë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *