Pas ndarjes mbetet vetëm respekti, Skënder Gega shkon të takojë lojtarët e Kukësit si… kundërshtar

Aventura e Skënder Gegës në krye të Kukësit nuk shkoi ashtu siç palët e kishin paramenduar. Pavarësisht investimeve të bëra, skuadra nuk iu përgjigje ideve të trajnerit në fushën e lojës, duke sjellë edhe largimin përpara kohe nga drejtimi i verilindorëve.

Por pas ndarjes ai çfarë mbetet është vetëm respekti. Skënder Gega i rikthehet përsëri trajnimit, por këtë herë në stolin e Skënderbeut. Trajneri i bardhekuqve luan sot përballë ish-skuadrës së tij, Kukësit, ndaj të cilëve ka treguar respektin e tij. Përpara fillimit të takimit, Gega ka shkuar në pankinën e verilindorëve dhe ka takuar të gjithë anëtarët e klubit, por këtë herë i shtërngon dorën lojtarëve si kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *