Nga Marcos Alonso te Paul Pogba dhe Jorginho! Zbulohet lista me 13 lojtarë që kërkon Alegri te Juventusi, e shfrenon imagjinatën…

Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm. Bardhezinjtë u mundën në finalen e Superkupës së Italisë nga Interi në janar, u eliminua këtë javë nga Villarreal në 1/16 e Champions League, në Serie A arritja e vërtetë është pozita e 4-të dhe paraqitja në Champions League, ndërsa kanë ende shanse të përmirësohen teksa janë në gjysmëfinale me Fiorentinën.

Mediat italiane raportojnë se në verë do të pasojë një revolucion në Juventus, të paktën kur bëhet fjalë për lojtarët dhe Corriere dello Sport ka publikuar 13 nga emrat që Massimiliano Allegri do të dëshironte t’i shihte në stadiumin Allianz të Torinos.

Oëen Ëijndal (AZ Alkmaar), Antonio Rudiger (Chelsea), Gleison Bremer (Torino), Emerson Palmieri (Chelsea), Marcos Alonso (Chelsea), Destiny Udogie (Verona / Udinese), Jorginho (Chelsea), Frenkie de Jong (Barcelona) , Paul Pogba (Manchester United), Renato Sanches (Lille), Youri Tielemans (Leicester), Ryan Gravenberch (Ajax) dhe Giacomo Raspadori (Sassuolo). /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *