“Kur nuk bën mirë, sfidohesh”, menaxheri flet për Hysajn: Punon për t’i kthyer kritikat në duartrokitje

Menaxheri i Elseid Hysajt ka folur për “Radio Punto Nuovo” për mbrojtësin shqiptar. Xhufredi është shprehur se lojtari i Kombëtares kuqezi pati 4-5 ndeshje me një paraqitje të nivelit jo të lartë. Por pavarësisht kësaj, ai thekson se Hysaj punon që kritikat t’i kthejë në duartrokitje.

“Ai ka pasur 4-5 ndeshje ku nuk ka bërë mirë dhe kur nuk bën mirë sfidohesh. Por nuk më intereson, është pjesë e lojës. Ata i pranojnë me kënaqësi kritikat dhe punojnë për ta kthyer atë në duartrokitje. Hysaj fiton sa futbollistët, e bën punën herë mirë e herë më pak. Lojtarët janë fëmijë inteligjentë, punojnë për të kapërcyer momentet negative dhe ata me karakter janë mësuar t’i kthejnë vërshëllimat në duartrokitje”, ka thënë Mario Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *