Alain Giressë ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të ketë për herë të parë në dispozicion si trajner i Kosovës. Francezi sapo ka marrë detyrën e kreut të pankinës së dardanëve, të cilëve do i testojë në dy miqësoret e muajit mars. Kosova do të presë Burkinia Fason në 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas do të udhëtojnë për një miqësore luksi kundër Zvicrës në Cyrih më 29 mars.
Në listën e lojtarëve të ftuar janë Muriqi, Rashica, Zhegrova, Vojvoda apo edhe Rrahmani. Ndërkohë Bekaj është i vetmi futbollist i “Abissnet Superiores” që do të jetë pjesë e Kosovës për këto ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/