VIDEO/ Goditja e parë në portë vjen në minutën e 90! Roma kualifikohet në frymën e fundit, Kumbulla vazhdon rrugën drejt Tiranës

Ka përfunduar në shifrat 1-1 sfida mes Romës dhe Viteshes. Holandezët kanë befasuar ekipin e Murinjos, duke dominuar ndeshjen në “Olimpiko”. Vitek shkund rrjetën e Romës në minutën e 62-të, kur me një supergol i jep shpresa Viteshes për një kualifikim të mundshëm.

Kur sfida pritej të shkonte drejt shtesave për t’u zgjidhur, Tami Abraham bën heroin. Sulmuesi anglez arrin të shënojë në minutën e 90, e cila ishte edhe goditja e parë në portë për Romën. Titullar në këtë përballje ishte edhe Marash Kumbulla, që vazhdon rrugën drejt Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *