Juventusi u eliminua në mënyrë të papritur nga Vijareali, duke bërë që për të tretin vit radhazi bardhezinjtë të ndalin rrugëtimin e tyre pa shkuar ende në çerkfinale. Ky eliminim ka ngritur alarmin në itali, ku Paolo Kondo ka thënë për mikrofonin e “Sky Sports” se Juventusi përmbushi zhdukjen e futbollit italian në Europë.
“Titulli i mbrëmjes është ‘Juve përfundon zhdukjen’ e futbollit italian nga çerekfinalet. E fundit skuadër e jona që ka arritur në gjysmëfinale është Roma në 2018-ën. Mund t’i përmbahemi episodeve, por zhdukja në nivele të larta është konsoliduar”, ka thënë Paolo Kondo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/