“Më ka ardhur që ta mbështes dhe tani ka urrejtje për mua”, Armand Duka tregon raportin me Fidel Yllin: Të mos bëj gjueti shtrigash

Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ku është folur përveç zgjedhjeve të reja që u fitua në FSHF, edhe për raportin me kreun e KOKSH, Fidel Ylli. Ky i fundit e ka sulm.uar në jo pak raste presidentin e FSHF.

“Për mua KOKSH duhet të jetë shumë fisnik, duhet të na përmbledhi të gjithëve ne. Fidel Ylli ka ardhur dhe ka kërkuar mbështetje nga mua për zgjedhjet e fundit. I kam thënë se nuk do e mbështes pasi ishte pjesë e politikës. Sigurisht që në Shqipëri është thuajse e pamundur që të gjesh një person që nuk është pjesë e saj, por ishte shumë që të flitej për një person që ishte aktiv në politikë, me të dyja këmbët brenda saj dhe më pas të kërkonte këtë post.

Pas kësaj, e ka kthyer në një urrejtje personale kundrejt meje. Unë jam gjithmonë i gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet, por KOKSH duhet të ngrihet në këtë nivel fisnikërie si kudo në botë dhe jo të bëhen gjueti shtrigash”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *