Në ditën e sotme, Ballkani i Ilir Dajës ka zhvilluar derbin kundër Prishtinës për çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 1-1 dhe tani ndodhet në shtesë, por që nisi në mënyrë aspak të mirë.
Stivi Frashëri bëri gafën fatale në të 34 duke i falur golin Prishtinës dhe duke i kujtuar Ilir Dajës pikërisht makthet e nisjes së këtij sezoni te Partizani me Alban Hoxhën. Por fatmirësisht për trajnerin e ardhur nga Superiorja, rezultati do të barazohej nga Baftiu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/