Zgjedhjet në FSHF, Dritan Shakohoxha nuk do të shkojë në Asamble dhe i bën thirrje 5 ekipeve bashkiake: Mos ikni as ju!

Dritan Shakohoxha ishte kandidati kryesor për të rivalizuar Armand Dukën në postin e kreut të FSHF. I pompuar nga politika, dukej se këtë herë gara do të ishte e fortë. Megjithatë në propozimet e bëra nga klubet, Shakohoxha gëzoi mbështetjen e vetëm pesë ekipeve të cilave i përkisnin Bashkive të PS.

E teksa në Asamblenë e nesërme do të vendoset për presidentin e ri të FSHF, Dritan Shakohoxha i ka bërë thirrje nga “Neës24” të gjithëve që të bojktojnë votimin pasi nuk do të marri pjesë as vetë duke e quajtur të paligjshme. Praktikisht, kjo thirrje shkon për pesë ekipet bashkiake që propozuan Shakohoxhën, nëse nuk e kanë ndërruar ende preferencën e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *