Xhakomo Vrioni “fiket” kur po afron më tepër se kurrë ftesa e Kombëtares, sulmuesi po vuan në Austri për gjetjen e golit

Statistika impresionuese ishin ato të Xhakomo Vrionit në Austri me Tirolin. Por në ndeshjet e fundit, sulmuesi është duke vuajtur jo pak për gjetjen e rrjetës. Në shtatë takimet e fundit me këtë skuadër ka arritur që të realizojë vetëm një gol.

Madje edhe në golin e shënuar, praktikisht ishte me portën e boshatisur. Moment jo i mirë për Vrionin teksa po afron më shumë se kurrë ftesa e Rejës me Kombëtaren A, ndërsa në listën e golashënuesve, Xhakomo është mes 5 më të mirëve me 10 gola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *