Situata te Chelsea vijon të jetë problematike, teksa është vendosur të të ngrijnë të gjithë aksionet e Roman Abramovich-it. Gjithashtu, edhe sposorët kanë vendosur të heqin logon e tyre nga fanella e bluve të Londrës, duke prerë financimin për klubin e madh anglez.
Por pavarësisht gjithë këtyre, Tomas Tuchel nuk shfaq shenja dorëzimi. Trajneri gjerman është i vendosur të lu.ftojë deri në fund me skuadrën e tij, megjithëse kushtet financiare janë tejet të vështira.
“Për aq kohë sa do të kemi mjaftueshëm fanella dhe për aq kohë sa do të kemi një autobus plot me karburant, do të jemi aty dhe do të konkurojmë fort”, ka thënë Tomas Tuchel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/