“Pështynë mbi parimin sportiv“/ Atleti kampion rus hedh idenë e çmendur, të krijojmë vetë një kampionat botëror

Pushtimi i Ukrainës i ka kushtuar Rusisë pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s dhe të FIFA-s. Një vendim ky që patjetër nuk është ptitur mirë nga ana e rusëve. Ish-atleti i njohur, Alexander Tikhonov, ka hedhur një ide të çmendur për të ardhmen, duke sugjeruar krijimin e një kampionati botëror, ku të ftojë vendet mike të Rusisë për të marrë pjesë.

“Takimi mund të shtyhet deri në verë, ashtu si në rastin e ndeshjes Ukrainë-Skoci. Dhe ata thjesht pështynë mbi parimin sportiv dhe morën një vendim idiot. Ka presion nga të gjitha anët, kështu që një tjetër shkarkim nuk po arrin askund. Prandaj, për momentin mund të harrojmë Kupën e Botës. Ne duhet të organizojmë turneun tonë, të ftojmë vendet mike tek ne dhe të organizojmë kampionate në shtëpi“, ka thënë Alexander Tikhonov./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *