Eros Grezda ka festuar sot golin e tij të parë pas rikthimit në Kroaci. Karriera e anësorit shqiptar nuk ka ecur në mënyrën më të mirë të mudshme kohët e fundit, por duket se 26-vjeçari ka vendosur të bëjë kthesën e shumë pritur.
Sibeniku është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 Lokomotivës së Zagrebit dhe merita këtu i takon pikërisht Grezdës. Pas një harkimi në zonë në minutën e 14, lojtari nga Gjakova ndalon bukur topin me gjoks dhe më pas me anë të një goditjeje me kokë tund rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Šibenik 1-0 Lokomotiva (14′)
Eros Grezda scores for the first time since coming back to HNL. Great cross from Dinamo loanee Antonio Marin who got his 5 ?? of the season! pic.twitter.com/Iq8jI62TzA
— Everything About HNL (@AboutHnl) March 11, 2022