Shorti i Europa League-s ka vvendosur përballë njëra-tjetrës Sevilla-n dhe West Ham-in. Sfida e parë do të luhet në Spanjë këtë të enjte, ndërsa tifozët kënë nisur të rezervojnë biletat e tyre. Sipas rregullores së UEFA-s 3000 vende në stadium do të jenë për tifozët miq.
Interesimi nga tifozët e Ëest Ham-it ka qenë i madh, prandaj Sevilla ka gjetur zgjidhjen e çuditshme për të rralluar numrin e tyre. Klubi andaluzian ka vendosur një çmim të kripur prej plot 9,999 eurosh. Një çmenduri kjo nga ana e Sevilla-s, në një kohë ku biletat për sektorët e tjerë variojnë nga 35-50 euro. Gjithashtu udhëtimi nga Londra në Seville kushton 1000 euro, duke e bërë luks ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës për West Ham-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/