Jo vetëm Juventusi/ Zhoze Murinjo i vë syrin Nedim Bajramit, kërkon të veshë verdhekuq mesfushorin shqiptar

Nedim Bajrami është padyshim një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie A. Mesfushori shqiptar momentalisht është një nga më të mirët në pozicionin e tij në kampionatin italian, ku po ndihmon Empolin me golat dhe asistet e tij për objektivin që klubi ka vendosur në fillim të sezonit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka tërhequr edhe vëmendjen e Juventusit, por duket se “zonja e vjetër” nuk është e vetmja.

Sipas “Calciomercato” edhe Zhoze Murinjo i ka vënë syrin Nedim Bajramit. Trajneri portugez kërkon të veshë verdhekuq 22-vjeçarin për t’i shtuar kështu fantazi Romës. Ndëkohë vlera e kartonit të Bajramit tashmë kap shifrën e 12 milionë eurove./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *