Tomas Strakosha ka zënë përsëri vendin e titullarit në skuadrën e Lacios. Portieri shqiptar ka fituar besimin e Sarrit për shkak të paraqitjeve pozitive të bëra këto javë. Gardiani i bardhekaltërve ngre murin në portën e Lacios, teksa mbajti edhe njëherë tjetër rrjetën të paprekur kundër Kaljarit, e 5-ta herë kjo në 13 paraqijte.
Në 7 ndeshjet e fundit, Strakosha ka pësuar vetëm 3 gola, më pas se çdokush tjetër në Serinë A. Ndërkohë në total këtë sezon ka pësuar 13 gola në po aq ndeshje të zhvilluara për Lacion. Statistikat flasin në gjuhën e portierit të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/