Një tjetër skandal vjen me mënyrën sesi Serbia është duke e mbrojtur Rusinë për lëvizjen e saj ndaj Ukrainës. Pas tubimeve në Serbi që ishin në mbështetje të Rusisë, pas koreve të tifozëve në shkallët e stadiumit, tanimë është momenti që lojtarët serbë të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Në Eredivisie kishin menduar që kapitenët të mbanin shiritin me ngjyrat e Ukrainës për ta mbështetur në këto momente. Por Dusan Tadic e ka refuzuar, teksa ndaj Ëalëijk, kapiteni i Ajaksit nuk kishte ngjyrat e Ukrainës si për të treguar qartazi pozicionin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/