Java e 24-t e “Abissnet Superiores” ngriti siparin me ndeshjen vitrinë të saj, atë mes Tiranës dhe Partizanit. Por pushimi pas derbit tashmë ka përfunduar dhe skuadrat e kampionatit shqiptar i kthehen përsëri aksionit në fushën e lojës.
Ditën e sotme janë programuar për t’u luajtur tre sfida të javës së 24-t. Në orën 13:45 Egnatia pret Teutën, ndërsa paralelisht në Kamëz Kastrioti do të ndeshet me ekipin e Laçit. Ndërkohë në orën 16:45, prozhektorët kthehen nga Kukësi-Vllaznia. Të dyja ekipet do të përplasin “brirët” për duelin e vendit të tretë në tabelën e renditjes. Pozicion ky, që të siguron një biletë për në Kupat e Europës./Sport Ekspres/
Ndeshjet e ditës së sotme në “Abissnet Superiore“:
13:45 Egnatia – Teuta
13:45 Kastrioti – Laçi
16:45 Kukësi – Vllaznia