Derbi i kryeqytetit përfundoi në një barazim pa gola, me të dyja skuadrat që në fund ndanë pikën në “Air Albania”. Agim Ibraimi ka treguar se si ka ardhur ky derbi në sytë e tij, teksa shprehet në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se Tirana i ka ndëshkuar të gjitha skuadrat me topat e gjatë, por Partizani solli një tjetër mënyrë loje. Gjithashtu, Ibraimi kalon fjalën edhe te Ilir Daja, duke thënë se skuadrat e tjera kishin frikë nga prezenca e tij.
“Me ato topat e gjatë është vra.sëse dhe tërë kohës Tirana ka luajtur ashtu dhe i ka ndëshkuar të gjitha skuadrat. Mirëpo fenomeni tjetër është që Partizani ka nisur ta luajë topin në tokë, që për skuadrat e tjera është disi e lodhshme. Në këtë periudhë dua të cek edhe profesorin Ilir Daja. Me prezencën e tij ndoshta skuadrat e tjera kanë pasur disi më shumë frikë kur ishte ai.
Me gjtihë respektin për profesorin që është tani, mirëpo lojtarët a kanë pasur frikë apo diçka është liruar pak, kjo është reflektive. Tirana e luajti atë lojën e vetë, ta merrte atë pikën që i konvenonte. Mos të harrojmë se edhe Partizani është në vazhdimësi, nuk ka humbje. Për mua ishte një derbi korrekt, i kontrolluar”, ka thënë Agim Ibraimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/