Armando Broja ka nxjerrë nga Kupa ekipin e West Ham. I futur në pjesën e dytë, sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte golin e tretë dhe të fitonte penallti në atë sukses të Southampton në fitoren 3-1. Ndërkohë West Ham ka bërë ofertën zyrtare për Brojën.
Sipas raportimit të mediave britanike, klubi i Moyes ofron rreth 25 milionë paundë. Megjithatë për Chelsea një ofertë e tillë nuk merret në konsideratë pasi sipas Transfermarkt vlera e lojtarit ka shkuar në 70 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/