VIDEO/E përmend përsëri bom.bardimin e Jugosllavisë nga NATO, Guardiola: Bëjnë lu.ftë vetëm kur ka para, janë dështakë

Pep Guardiola ka folur përsëri për gjendjen e vështirë të lu.ftës që po kalon historia. E përsëri trajneri katalanas ka përmendur lu.ftën që ka ndodhur në Jugosllavi ndaj Kosovës. Guardiola e quan NATO-n dhe Europën një dështim, që përfshihen vetën kur ka para të përfshira. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë kreu i pankinës së Manchester City-t do e krahasonte sulmin e Rusisë në Ukrainë me atë të NATO-s dhe ish-Jugosllavisë.

“Është i rëndësishëm, por në fund është thjesht një gjest. Kështu që nuk i takon Premier Ligës apo shteteve rreth e qark botës që personalisht apo së bashku të bëjnë diçka për atë. Politikanët janë atje për të shmangur këto lloj gjërash dhe kur ndodhin është sepse ata janë dështakë. Tërësisht të dështuar. Politikanët janë aty për këto gjëra dhe kur ndodhin është sepse nuk janë të aftë. Dhe jo për flamurin, jo për një copë toke, është thjesht për paratë.

Ka ndodhur në Sierra, Afganistan, Jugosllavi. Njerëz të pafajshëm vd.iqën për shkak të dy personave. Të dy ishin atje për paratë. Nëse nuk përfshihet paraja, nuk ka lu.ftë. Fatkeqësisht vazhdon edhe në ditët e sotme. Kanë kaluar tashmë 8/9 ditë që kur filloi lu.fta dhe NATO dhe organizatat europiane në fund janë dështime, tërësisht dështime”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *