Skuka është lojtari që ka vëmendjen kryesore në Superiore. Shpeshherë lojtari është krahasuar edhe me Armando Brojën. I ftuar në Zona Zero, Edmond Dosti ka falënderuar përgjegjësin kryesor që lejoi kalimin e këtij sulmuesi nga Dinamo te Partizani. “Nuk e di se kush ka qenë ai personi që largoi Skukën nga Dinamo? Më duket çudi, ka bërë gabimin e jetës.
Nuk dua ta ekzagjeroj, por është Broja i Superiores. Është i fuqishëm, gjuan me të djathtën dhe të majtën, lojtar që zbulohet mirë nga kundërshtari dhe që është gjithmonë aty ku duhet. Ishte fati i Partizanit që një lojtar i tillë erdhi dhe ne. Duhet t’i themi atyre te Dinamo që faleminderit që na e dhatë falas”, tha Dosti. /Sport Ekspres/