VIDEO/ “Tradhëtarin” e priste “ferri i Dantes”! Tifozët e Fiorentinës i tregojnë vendin Vlahoviçit, serbi kërkon të tregojë paqen te autogoli

Juventusi ka fituar sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës. Një sfidë kjo që ishte e një rëndësie të veçantë për Dushan Vlahoviçin. Ky i fundit rikthhet në stadiumin nga ku mori shkëlqimin e tij, por këtë herë si “tradhëtar“. Tifozët e Fiorentinës e kanë pritur ish-goleadorin e tyre me “ferrin e Dantes“.

Një skenografi e mrekullueshme e tifozëve vjollcë, duke shfaqur portretin e Dante Aligerit, të shoqëruara me ngjyrën e kuqe që simbolizon flakët e ferrit. Gjithashtu në drejtim të lojtarit serb janë shpalosur edhe një sërë pankartash, ku njëra skhkruan: “Firence… për në ferr emri yt përhapet“. Vlahoviçi gjithashtu është vërshëllyer gjatë gjithë kohës që binte në kontakt me topin.

Sulmuesi serb kërkon të tregojë paqe, edhe pse tifozët e Fiorentinës i tregojnë vendin. Futbollisti i Juventusit ka shkuar menjëherë të ngushëllojë ish-shokun e tij të ekipit, Venutin, i cili shënoi autogol në fund të takimit, duke i dhënë kështu fitoren Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *