Lushkja debutoi në kohën e çuditshme, trajneri i Sherif Tiraspolit i habit të gjithë: Klubi nuk e di se unë jam në Ukrainë tani si Ushtar, djali më thirri…

Një debutim për Regi Lushkjan që kurrsesi nuk shkoi ashtu si pritej, në një kohë të pazakontë. Mesfushori shqiptar e kishte ëndërruar këtë moment për kalimin jashtë Shqipërisë, por në minutat e tij të para te Sherif Tiraspoli ishte pa trajner. Kjo pasi Vernidub ka braktisur Moldavinë dhe ka udhëtuar për të luf.tuar në Ukrainë kundër Rusisë, atje ku gjendet edhe familja e tij.

Ajo që ka habitur më tepër është deklarata e trajnerit të Sherifit i cili është shprehur se klubi nuk e di ende që është pjesë e Ushtrisë së Ukrainës. “Djali im më thirri dhe më tha se Rusia kishte nisur një su.lm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Isha në tronditje të plotë. Mendoj se ka ndikuar edhe në ndeshjen tonë kundër Bragës në Europa League se e mora vesh më herët. Edhe pse i vendosa lojtarët e mi në fushë, u përpoqa të mbaja veten. Faleminderit djema që më mbështetët. Të gjitha pa përjashtim.

Pas ndeshjes, iu afrova drejtorit të përgjithshëm të Sherifit, Vazha Tarkhnishvili dhe i thashë se me të mbërritur në Moldavi do të shkoja në Ukrainë, te familja ime. Të afërmit e mi ishin në Zaporozhye. Klubi nuk e di dhe do t’jua njoftoj sot, jam pjesë e Forcava të Ar.matosura të Ukrainës. Unë edhe atëherë u thashë se burrat nuk lejohen të dalin jashtë vendit sepse kanë shpallur mobilizim të përgjithshëm. Herët a vonë, menaxhmenti i Sherifit do të mësojë gjithsesi se unë shkova për të mbrojtur atdheun tim.

Sot planifikoj të flas me Drejtorin e Përgjithshëm Tarkhnishvili për situatën që është krijuar. Drejtuesit e “Sherifit” më sugjeruan që të transferoja familjen time në Moldavi. Por kur shkova në Zaporozhye dhe pashë se sa njerëz po largohen nga vendi ynë në këtë kohë të vështirë… Është një fatkeqësi. Prandaj, vendosa të mos veproj si ata, të mos i nënshtrohem panikut”, tha trajneri i Sherif Tiraspolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *