Gary Neville është një tjetër emër i njohur i futbollit në Angli që është impresionuar nga Armando Broja. Në një deklaratë të fundit teksa po diskutohet së bashku me Joe Cole për zëvendësuesin e Aubemyang te Arsenali, Neville sugjeroi emrin e Brojës duke e cilësuar si një talent i madh që është shumë më i rritur sesa mosha e tij.
Nga krahu tjetër, Joe Cole ka bërë “politikë” për t’i sygjeruar Arsenalit sulmuesin e Lille, Jonathan Devid: ”Luan bukur, finalizues i mirë dhe po e sheh e gjithë Europë. Është me saktësi klinike para portës kundërshtare”, tha Cole.
Pra fjalë këto që e shtyjnë Arsenalin drejt një tjetër emri, teksa pak kohë më parë Joe Cole është shprehur se Armando Brojën e pret ekipi i parë i Chelsea-t. “Kam punuar me të, është talent. Po rritet dhe është e mrekullueshme. Ai e di tani se kur të kthehet te Chelsea do të futet në ekip pasi trajneri do ta bëjë këtë gjë për të tani”, u shpreh pak kohë më parë Cole. /Sport Ekspres/