Video që po bën xhiron e botës/ Ukrainasit nuk pranojnë të përballen ndaj rusëve, sportistët e Rusisë duartrokasin vendimin…të turpëruar

Nuk është Rusia në l.uftë me Ukrainën, por vetëm Putin. Këtë panoramë po e tregon më së miri sporti, teksa pjesa dërmuese e sportistëve që përfaqësojnë Rusinë janë të turpëruar nga lideri i tyre.

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale është ajo që ka ndodhur së fundmi. Rusia nuk është përjashtuar vetëm nga FIFA dhe UEFA, por edhe nga Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike. Teksa ishte programuar një ndeshje mes sportistëve rusë dhe atyre ukrainas në skermë, erdhi vendimi.

Sportistët ukrainas komunikuan me gjyqtarët dhe iu thanë se nuk donin ta bënin këtë duel për shkak të situatës në vendin e tyre. Të turpëruar, sportistët rus nisën që të largoheshin duke duartrokitur ata ukrainas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *