UEFA ka vendosur për të përjashtuar Spartakun e Moskës nga faza e 1/8-ve në Europa League. Ekipi në fjalë ishte i vetmi rus që garon në kompeticionet europiane, por për shkak të push.timit të Ukrainës u vendosën sanksione të forta nga ana e organizimit më të lartë të futbollit europian dhe atij botëror. Klubi i Spartakut të Moskës ka reaguar përmes faqes së vetë zyrtare, ku komunikon se e priste një vendim të tillë, megjithësë nuk ishin dakort.
“Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) kanë vendosur të përjashtojnë Spartakun nga Europa League aktuale. Kështu nuk do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales kundër Leipzig-ut, të planifikuara për datat 10 dhe 17 mars. Klubi gjerman merr automatikisht një biletë për në çerekfinale. Verdikti i ashpër i UEFA-s dhe FIFA-s lidhet me qëndrimin e organizatave në lidhje me ngjarjet në territorin e Ukrainës. Përveç Spartakut, të gjitha klubet dhe ekipet ruse janë të përjashtuara nga garat ndërkombëtare.
Vendimi i FIFA-s dhe UEFA-s, natyrisht që na mërziti, edhe pse ishte i pritshëm. Fatkeqësisht përpjekjet e skuadrës sonë në këtë short të Ligës së Evropës u anuluan për arsye sa më larg sportive. Spartak ka miliona tifozë jo vetëm në Rusi, por në të gjithë botën. Sukseset dhe dështimet tona bashkojnë njerëz nga dhjetëra vende të ndryshme dhe edhe në kohët më të vështira, sporti nga pikëpamja e klubit duhet të ndërtojë ura, jo t’i djegë.
Është marrë një vendim tjetër, me të cilin ne nuk jemi dakord, por jemi të detyruar t’i bindemi. “Spartaku” do të fokusohet te ecuria në kampionatin e Rusisë dhe Kupën e vendit. Ne mezi presim të arrijmë paqen për të cilën të gjithë kanë nevojë sa më shpejt të jetë e mundur“, shkruan klubi i Spartakut të Moskës në reagimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/