Empoli është mposhtur me rezultatin 2-3 kundër Juventusit. Bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 38 me anë të Keanit, ndërsa më pas ishte Vlahoviç që tundi dy herë rrjetën e Empolit. Ndërkohë në krahun tjetër Zurkovski dhe La Mantia ishin autorët e golave.
Megjithatë në rastin e golit të dytë të bluve, mund të kishim një skenar tjetër. Nedim Bajrami shkon pranë topit për të ekzekutuar një goditje dënimi në një pozicion rrezikshëm. Mesfushori shqiptar shënjestron portën e Sheznit, por ishte Bonuçi që në momentet para se topi të kalonte vijën fatale e devijon me kokë dhe më pas e dërgon në traversë.
Mbrojtësi italian i mohon kështu supergolin Nedim Bajramit, i cili nuk mundi të festojë një gol të tijin përballë Juventusit, megjithëse i shkoi fare pranë. Por pavarësisht kësaj, aksioni vijoi përsëri për Empolit dhe u finalizua nga La Mantia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/