Superiorja mbyllet e gjitha në një ditë, por të gjithë vëmendjen e merr “finalja” e titullit kampion

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në ditën e djeshme, Superiorja do ta mbyll javën në ditën e sotme. Bëhet fjalë për një ndeshje mes Egnatias dhe Kastriotit, rivalëve direkt për të shpëtuar nga rënia që e nisin që në orën 13:45.

Ndërkohë “finalja” e titullit mes Tiranës dhe Laçit do të zhvillohet në orën 16:45, ku do të diskutohet për vendin e parë. E gjithë vëmendja është e përqendruar në këtë takim, pa harruar edhe ndeshjen mes Kukësit dhe Teutës në të njëjtën orar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *