Ka përfunduar në barazim 0-0 sfida mes Dinamos dhe Partizanit. Të dyja skuadrat largohen nga “Elbasan Arena” me nga një pikë të fituar. Të kuqtë kanë rrezikuar disa herë portën e Harizajt, por pa arritur të dërgojnë topin pas shpinës së tij.
Partizani e ka mbyllur ndeshjen me një lojtar më pak, teksa Murataj është larguar me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar nga Siljanovskit. Megjithatë fati nuk është në krahun e Dinamos, pasi VAR-i ndërhyn dhe arbitri anullon vendimin e tij për penallti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Dinamo: Harizaj, Bardhi, Sidibe, Imami, Prodani, Lilaj, Siljanovski, Haxhiu, Ibraimi, Denison, Rexhinaldo
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Kallaku, Mala, Cara, Skuka, Xhunior