Personalitete të larta të futbollit të Europës vijnë në datën 2 mars në Shqipëri, Çarçani: Do të jetë edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

Zgjedhjet e FSHF do të mbahen në datën 2 mars, përkundër përdorjes së Gjykatës së Tiranës nga Erion Veliajt për shtyrjen e tyre. Asgjë nuk e ndal vullnetin e komunitetit të futbollit për të shprehur preferencën sa i përket drejtimit të tyre në katër vjeçarin e ardhshëm.

Personalitete të larta të futbollit në Europë do të vijnë në këtë datë. Drejtuesi i emisionit “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Gerti Çarçani, është shprehur se edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, do të jetë në Shqipëri për datën e zgjedhjeve, së bashku me zyrtar të UEFA dhe FIFA. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *