Promo e ndeshjes mes Benfikës dhe Ajaksit është niveli më i lartë i menduar në gjithë këto vitet e fundit. Kjo ndeshje është e vlefshme për Champions League, teksa portugezët u kualifikuan më tej duke lënë Barcelonën në vendin e tretë.
Teksa nis loja e shahut mes dy personave, ku njëri është tifoz i Benfikës dhe tjetri i Ajaksit, nis njëkohësisht edhe përmendja e legjendave që kanë dalë nga akademitë e dy skuadrave, por edhe të lojtarëve të momentit.
Nga Zlatan te Di Maria, De Ligt, Sedorf, Berkamp, Joao Cancelo dhe Bernando Silva. Pasi përmendin të gjithë historinë e klubit, mbyllja bëhet mes dy legjendave, Eusebio dhe Johan Cruyff. /Sport Ekspres/
??
Built on history. pic.twitter.com/DViNbUdh9d
— SL Benfica (@SLBenfica) February 23, 2022