“10 mijë euro në dorë dhe një Golf i 2016”! Oferta “e çmendur” për një fanellë, tifozi në Turqi e refuzon

Një koleksionist i pasionuar i fanellave në Turqi refuzoi të shiste fanellën e Georgie Hagi. Falë ndeshjeve të shkëlqyera të rumunit të famshëm, Galatasaray ishte një nga skuadrat më të forta në Evropë në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000.

Fanella e veshur nga Hagi në sezonin 2000/2001, kur Galatasaray fitoi Superkupën e Evropës me fitoren 2-1 ndaj Real Madridit, sot vlen një pasuri dhe është në pronësi të tifozit Dogukan Yegul, i cili grumbullon fanella prej shumë vitesh. .

Ai ka mbi 300 fanella, duke përfshirë edhe fanellën e një legjende rumune. E ka marrë fanellën nga babai i tij dhe e ka mbajtur ashtu siç ishte, plot djersë dhe baltë. Me kalimin e kohës, tifozi mori oferta të shumta për atë fanellë, por kurrë nuk deshi ta shiste.

“Kam marrë shumë oferta për fanellën e Hagi-t, muajt e fundit më kanë ofruar një Golf të vitit 2016 dhe 10 mijë euro, por asnjëherë nuk kam menduar ta shes”, ka thënë Dogukan. Tifozi ka një koleksion mbresëlënës, i përbërë nga disa gjëra të rëndësishme nga historia e fundit e futbollit turk. Gjithçka filloi si një lojë dhe u shndërrua në një pasion të vërtetë. “E kam nisur me ambicie dhe ai pasion ka zgjatur për pesë vjet. Për momentin kam 300 fanella të klubeve turke”, shtoi ai. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online