Chelsea ka mposhtur 2-0 kampionët në fuqi të Francës, Lille-n, mbrëmjen e sotme. Tomas Tuchel është pjesë e një situate komike gjatë kësaj ndeshjeje të vlefshme për Champions League.
Trajneri i Chelsea-t ishte duke udhëzuar skuadrën e tij në ndeshjen kundër Lille-s, por britmat kanë qenë aq të forta sa bashkë me tingujt nga goja e tij ka dalë edhe çamçakëzi që ai ishe duke përtypur. Diçka e tillë ka qenë e papritur edhe për vetë Tuchel-in, i cili menjëherë nis të kërkojë përtokë për çamçakëzin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) February 22, 2022