Vlahovic ka arritur që të shënojë pas vetëm 30 sekondash në ndeshjen e Champions League, atje ku Juventusi barazoi me Vilareal në shifrat 1-1. Menjëherë pas shënimit, sulmuesi serb nisi të festonte duke bërë një shenjë me duart e tij në kuptimin: “Flisni, flisni”. Mediat italiane e kanë marrë si një lu.ftë me ta pas kritikave mbi dy ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në Serinë A.
Ndërkohë vetë Vlahovic ka shpjeguar gjithçka pas ndeshjes. “E kam bërë edhe më parë këtë festim, nuk e di pse ka polemika. Unë nuk lexoj gazeta dhe po mundohem që të rritem ndeshje pas ndeshje. Ishte një festim që i kushtohej një familjari tim. Del Piero? Është legjendë, ikonë, nuk e krahasoj veten me askënd”, tha Vlahovic. /Sport Ekspres/