Botërori 2022 në Katar ka ndryshuar skedulën e sezonit 2022-2023 të Serisë A. Tashmë kampionati italian do të fillojë më shpejt se vitet e kaluara. Sipas medias sportive italiane, “ Gazzetta dello Sport”, liga do të fillojë në datën 13-14 gusht 2022, kurse ndeshja e fundit të kampionatit do të jetë në 4 qershor.
Botërori 2022 do të nisë në datën 21 nëntor, ndërsa Seria A do të ketë një pushim të gjatë që prej datës 13 nëntor deri në 25 dhjetor, kur pritet të përfundojë finalja midis kombëtareve. Kjo do të jetë periudha më e gjatë që skuadrat italiane do të kenë në vitet e fundit, përveç periudhës pandemisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/