Xavi projekton kthimin e Barcelonës si dikur, do të marrë edhe lojtarin e Chelsea-t

Tek Barcelona ka filluar një epokë evolucioni. Xavi Hernandez ka zgjedhur të transferojë lojtarë me shumë eksperiencë në skuadër për të rritur futbollistët e rinj. Së fundmi katalanasit blenë Dani Alves dhe Aubameyang ku ky i fundit shënoi tripletë ndaj Valencias.
Në merkaton e vlerës Barcelona do të ketë një lojtar të ri në organikën e saj.

Bëhet fjalë për kapitenin e Chelseat, Azpilicueta, i cili ka rënë në dakordësi të plotë për një transferim në Barcelonë në merkaton e verës. Pas një dështimi total në fazën e parë të sezonit 2021-2022, Xavi duket se ka rikthyer në identitet skuadrën me të cilën fitoi gjithçka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *