Vllaznia është një nga skuadrat me tifozerinë më të zjarrtë në futbollin shqiptar e jo më kot Shkodra njihet nga të gjithë si djepi i futbollit në vendin tonë. Entuziastë, të dashuruar me ngjyrat kuqeblu dhe gjithmonë gati për të brohoritur për skuadrën e tyre të zemrës. Tifozët e Vllaznisë janë të aftë të tregojnë arsyen e vërtetë përse dashurohet futbolli.
Megjithëse në transfertë, mbështetësit shkodranë i qendruan pranë Vllaznisë në sfidën e vështirë kundër Partizanit, ku dhuruan “show“ në tribunë. Koret e tyre oshëtinin në “Air Albania“ dhe me një organizim të shkëlqyer zbukuruan edhe në shumë duelin e fundjavës që shkoi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/