Tirana humbi ndaj Kastriotit në shifrat 2-1, në ndeshjen që shkaktoi lajmin kryesor në Superiore. Vendi i fundit arriti që të mposhti kryesuesit. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, Nevil Dede është shprehur:
“Kartoni i Limajt nuk ishte zgjedhje shumë e goditur pasi mungoi sot dhe u ndie mungesa. Një karton me dashje i Limajt që nuk shërbeu shumë. Ti e di se ku po shkon dhe duhet të jesh i përgatitur për atë që po të pret. Nuk i shkon Tiranës që të dominohet me goditje dhe raste nga Kastrioti.
Tirana nuk vertikalizonte dot. Kastrioti po ndërtonte si rrallëherë, por mbrojtja e Tiranës ishte statistike në të dy rastet e golit. Asnjëri nuk kërcente dhe priste të vinte topi vet, nuk shkon. Tirana ka probleme gjithmonë kur shkon larg Air Albania.
Terreni i sotëm nuk ishte më i miri, por gjithsesi në futboll profesionist, duhet të jesh i përgatitur, duhet të marrësh masat edhe për këpucën. Sot pashë që lojtarët e Tiranës vetëm po rrëshkisnin në fushë”, tha Dede. /Sport Ekspres/