“Fanellë e rëndë që nuk ka lojtarë të denjë”, Ruço analizon nëndetësen: Skuka do shpërthejë te Partizani, u vr.a moralisht te Dinamo

Edmond Ruço ka dhënë një intervistë për “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”. Trajneri shqiptar ka analizuar Dinamon e këtij sezoni, të cilën e cilëson si një ekip pa shtyllë kurrizore. Megjithatë emërimi i Devollit në krye të pankinës i jep shpresë, pasi me karakterin e tij premton për të rimëkëmbur klubin kryeqytetas.

“Ne që kemi qenë pjesë e këtij klubi madhështor, një nga klubet madhështore të Shqipërisë, na djeg shumë. Edhe pozita ku ndodhet Dinamo sot. Klubi, për mua, duhet të kishte punuar me strategji afatgjatë, jo me kërkesa immediate aty për aty që do kapim Europën apo do synojmë titullin kampion. Dinamo duhet të kishte vepruar me një strategji më afatgjate. Me trajneri ne ri që ka ardhur kam shumë shpresa dhe kam bindjen që do bëjë shumë mirë. Por do këhën e vetë. Është një trajner që punon shumë, ka grintë, ka ego. Është një ish-futbollist që ka vënë veton edhe dikur vetë në fushën e lojës. I ka treguar këto lloj karakteristikash dhe mendoj se do ia përcjelli edhe lojtarëve.

Dinamo ka një fanellë shumë të rëndë. Mund të kenë ardhur futbollistë nga ekipe të tjera, por aty unë dalloj vetëm 2-3 lojtarë sivjet, por kjo nuk do të thotë që është boshti i Dinamos. Pra është Agim Ibrahimi, është Imami, tek-tuk ndonjë futbollist tjetër që nuk po më vjen në mendje. Them që Dinamo nuk ka bosht, nuk ka shtyllë kurrizore. Ka vetëm dy futbollistë që janë me eksperiencë, që mund të japin gjithçka në fushën e lojës, edhe 100%, edhe 150%. Por të tjerët nuk i shoh të denjë për fanellën e Dinamos.

Do bëj një paralelizëm. Mehmeti është një stekë e vjetër e Kategorisë e Parë. I njeh shumë mirë lojtarët, di si ta përdori një lojtar kur vjen nga ajo lloj kategorie. E kam ndjekur Skukën edhe vjet në Kategorinë e Parë dhe më ka pëlqyer shumë si sulmues. Ishte shumë i egër dhe i ashpër para portës. Në çdo moment portierët kundërshtarë i vinte në presion. Dinamo për këtë punë e mori, por nuk e di përse nuk e aktivizoi. Më tepër u vr.a moralisht te Dinamo, prandaj në ato pak minuta që mori nuk kishte atë grintën apo dëshirën e duhur për të dhënë te ky ekip. Vetëm nga trajtimi që iu bë këtij futbollist. Ju do ta shikoni tani shpërthimin e tij te Partizani”, është shprehur Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *