Ndonjëherë një asist mund të vlejë më tepër sesa vetë goli. Ky ishte edhe rasti i sotëm në ndeshjen mes Empolit dhe Cagliarit. Pjesa e parë është mbyllur në shifrën 1-0 për Empolit, teksa Pinamonti shënoi në të 38.
Por pjesën më të madhe të meritës në këtë realizim e ka futbollisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami. Ky i fundit e mori topin thuajse që nga porta e Empolit për të shkuar në zonën e kundërshtarit, atje ku do të gjente saktësisht Pinamontin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/