VIDEO/ Armando Broja “dërgon në djall” Maguire, nuk jepet penallti në fund sepse ishte në…Angli!

Armando Broja ka zhvilluar një tjetër performancë të nivelit të lartë në Premier League. Këtë herë kundër Manchester United duke treguar edhe njëherë tjetër se sulmuesi shqiptar është i pandalshëm. Driblime që dalin me sukses ndaj mbrojtësave më të njohur të Europës. Në disa mundësi Broja ka qenë afër golit, ndërsa në fund kishte mundësinë e artë. Sulmuesi dërgoi në djall Maguire me driblimin duke hyrë në zonë.

Më pas ka humbur kohë nga ardhja e lojtarëve të tjerë. Gjatë atij aksioni Maguire shkel qartë dhe pastër Brojën në këmbë, por për arbitrin dhe VAR nuk ka asgjë për të akorduar 11-metërsh pasi nuk ndikoi në heqjen e golit. Fundja, jemi në Angli, lejohet çdo goditje e ndaluar, edhe ato në zonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *