Ambicia e tij i kalon kufijtë e Partizanit, Bogdani zbulon lajmin e bujshëm: Jam në bisedime me klubin e Serisë A

Erjon Bogdani ka zbuluar një lajm tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Megjithëse shpesh është përmendur për të marrë drejtimin e Partizanit, duket se ambiciet e tij shkojnë shumë lart deri në Serie A. Në një intervistë për “Sport News“, të transmetuar në “News 24“ dhe të moderuar nga Enxhi Biba, Bogdani njofton se është në bisedime me klubin e Salernitanës, e cila këtë sezon luan në elitën e futbollit italian.

“Faktikisht janë në bisedime këtu me ekipin e Salernitanës, sepse ka ndryshuar shumë gjëra. Ka ndryshuar presidenti, ka ndryshuar drejtori sportiv dhe jam në bisedime. Shpresoj ta gjej veten time sa më shpejt. E rëndësishme është që po fokusohem te projekti. Mendoj që te një projekt sa më i mirë dhe më afatgjatë, aty do e gjeja më mirë veten time. Megjithatë jamë në bisedime dhe shpresoj sa më shpejt të jem afër botës së futbollit. Gjithë jetën time ka qenë pasioni im. Jam i dashuruar me futbollin“, zbulon Erjon Bogdani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *