Juventusi ka mposhtur Sasuolon me rezultatin 2-1 mbrëmjen e sotme. Ndeshja është zhbllokuar pa nisur ende mirë, teksa që në minutën e 3-të Paolo Dibala kalon në avantazh “zonjën e vjetër”. Sasuolo kundërpërgjigjet po në pjesën e parë, kur në minutën e 24-t Traore vallëzon në zonën e bardhezinjve dhe realizon një supergol.
Por kur në momentin që të gjithë prisnin 30 minutat shtesë për të përcaktuar fituesin, Dushan Vlahoviç shpëton Juventusin. Sulmuesi serb, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit kundërshar, e dërgon topin në rrjetë në minutën e 88 dhe i jep kështu kualifikimin për në gjysmëfinale skuadrës nga Torino. Një kualifikim ky që do e vendosë Valhoviçin përballë së shkuarës, teksa do i duhet të udhëtojë në Firence, por këtë herë me fanellën bardhezi veshur me qëllimin e vetëm, të eliminojë Fiorentinën për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Un mostro ??? #JuveSassuolo #Vlahovic #CoppaItalia #Juventus pic.twitter.com/mvlFCuTKt6
— Raffaello Z. (@RaffaelloZizzo) February 10, 2022