“Cili është qëllimi i ndryshimit të portierit“? Në Itali i quajnë taktikat e Sarrit vetëvra.sëse, mbrëmje horror për Hysajn

Lacio u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Milani, i cili e shkatërroi ekipin kryeqytetas me rezultatin 4-0. Kritikat kanë vërshuar menjëherë në drejtim të Mauricio Sarrit, taktikat e të cilit “Corriere dello Sport” i konsideron vetëvra.sëse. Pikësëpari vërejtjet fillojnë me portën. Trajneri italian largon Strakoshën dhe në vend të tij vendos Reinan, por ky i fundit prish mbrëmjen e bardhekaltërve me gabimet e tij. Ndërkohë në listën e zezë të lojtarëve përfundon edhe Hysaj. Ajo e djeshmja ishte një mbrëmje horror për shkodranin, që gabon në rastin e golit të parë si dhe lë të lirë krahun e tij përgjatë ndeshjes.

“Se si dhe pse e lejon veten Sarri, në vend që të mbështesë thirrjen e Lacios për kundërsulm, nuk është e qartë. Megjithatë, dëmi i shkaktuar nga një taktikë vetëvr.asëse është evident. Ka mjaftuar një top i drejtuar nga Romanjoli për të dërguar Leaon në rrjetë. Gabim i dyfishtë: Hysaj humbi vijën, duke mbajtur në lojë portugezin, më pas u bashkua Reina. Sikur të mos ishte aty. Diagonalja nuk ishte e parezistueshme. Spanjolli u zhyt me mungesë shpërthimi në këmbë që duhet të na bëjë të reflektojmë në pritje të ndeshjes së Europa League kundër Portos. Është një humnerë në favor të Strakoshës dhe kjo tregon, çfarë kuptimi ka të ndryshosh portierin?“, shkruhet në analizën e “Corriere dello Sport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *