Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari largohet me kokën lartë nga ndeshja me Vllaznisë, Laçi-Egnatia shkon në 120 minuta

Në ditën e sotme janë luajtur edhe dy takimet e radhës të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia ka arritur që të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 1-0 ndaj vlonjatëve, ndërsa në të parën kishin fituar 1-2 në transfertë. Por pjesa e parë nuk ishte aspak e lehtë, me Flamurtarin që krijoi disa raste për avantazh. Madje në të 44 do të arrinte që të tundte rrjetën me Indio, por VAR do të shpëtonte Vllazninë pasi akordoi pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.

Goli i vetëm i takimit dhe që mbylli ndeshjen erdhi në minutën e 71. Pas një krosimi nga Hakaj në krahun e majtë, portieri i Flamurtarit gaboi me grushtimin, ndërsa Mustedanagic nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën. Nga ana tjetër, Laçi-Egnatia është çifti i radhës që kërkon më shumë se 90 minuta për të gjetur fituesin. Ndeshja ka shkuar në shtesë pas barazimit pa gola të këtij takimi, ndërsa e para ishte mbyllur në barazimin 1-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 Vllaznia-Flamurtari 1-0 Mustedanagic 72′

72′ Goool! Hakaj kroson nga e majta dhe portieri Alimucaj gabon me grushtimin. Topi shkon te Mustedanagic që me kokë e ka të lehtë të gjejë rrjetën. Qetësi te shkodranët!

Vllaznia: Zogovic, Fangaj, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Heric, Mustedanagic, Djurdjevic, Aralica

Flamurtari: Alimuçaj, Gocaj, Bicaj, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Diamanti, Indio, Çelhaka, Ribaj

LIVE, Laçi-Egnatia 0-0

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Velkovski, Ziko, Zulfij, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Guindo, Qato

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Majkell, Ademi, Imeri, Duranski, Jackson, Pedro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *